Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet Chevrolet Camaro i ri

Chevrolet ka zbuluar një version të ri të Camaros së ri, i cili është në gjeneratën e gjashtë të këtij modeli, të zbuluar në 2016-ën.

Camaros si duket i janë bërë ndryshime të mëdha në këtë version, i cili ka dritat e reja e grilin nga para, i cili sipas Chevrolet, ndihmon në ftohje të motorit, transmeton koha.net.

Camaro SS ka ‘fytyrë’ më ndryshe nga versioni standard, me vrima të mëdha të ajrosjes.

Nga brenda ndryshimi më i madh është sistemi i ri i instrumenteve, ekrani 7-inç që vjen si standard si dhe një tjetër 8-inç që mund të shtohet si opsion si dhe kamera për të shikuar nga pas.

Për herë të parë, blerësit kanë mundësinë për të blerë Camaro Turbo 1LE, me motor 2.0 litërsh me katër cilindra me benzinë që prodhon 272 kuajfuqi.

{gallery}