Edhe Mercedes-AMG E63 standard ka mjaftueshëm kuajfuqi, por disa pronarë të këtij modeli dëshirojnë më shumë kuajfuqi.
Për këta pronarë, kompania që merret me modifikimin e veturave, Wheelsandmore, ofron një paketë e cila përfshinë përforcimin e motorit të këtij modeli në 650 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, për këtë paketë kompania ofron 2 vjet garanci.
Gjithashtu, ky AMG E63 tani është më i ulët për 30 mm dhe vjen me set të ri të rrotave F.I.W.E prej 21-inç, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.
Paketa të cilën e ofron Wheelsandmore për përforcimin e motorit të Mercedes-AMG E63, në Gjermani kushton 4,999 euro (në çmim është i përfshirë edhe tatimi).
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit