Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

VW investon mbi 10 miliardë euro për vetura elektrike në Kinë

Prodhuesi më i madh botëror i veturave, Volkswagen do të shpenzojë një shumë të mëdha parash për prodhimin e automjeteve me rrymë në Kinë.

Volkswagen dhe partnerët e tij lokalë planifikojnë të investojnë mbi 10 miliardë euro për vetura elektrike në tregun më të madh të veturave në periudhën e ardhshme shtatë-tetëvjeçare, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtij plani, VW dhe partnerët e saj planifikojnë të zhvillojnë dhe të prodhojnë 40 modele të reja elektrike dhe hibride në Kinë deri në vitin 2025.

Pritet që modelet e para elektrike të dalin në tregun kinez vitin e ardhshëm.

VW vitin e kaluar njoftoi se planifikon të shesë 1.5 milion modele elektrike dhe hibride në Kinë deri në vitin 2025.