Volkswagen ka zbuluar konceptin e Golf R e-performance (gjithashtu i njohur si eR1) në Ice Race GP në Zell të Austrisë, aty ku veturat bëjë ‘drift’ në pistë të mbuluar me borë.
Deri tani nuk është zbuluar edhe shumë për këtë model, përveç faktit se është një veturë elektrike me të gjitha rrotat aktive e që është i bazuar në gjeneratën e kaluar të VW Golfit, transmeton Koha.net.
Kjo veturë është krijuar për të qenë veturë gare, e ngjashme por jo identike me Golf GTI TCR, me mbrojtës super sportiv nga të gjitha anët e me ‘krahë’ të mëdhenj nga pas.
Fuqia e tij pritet të jetë e ngjashme me ID-R, i cili ka dy motor elektrik të cilët së bashku prodhojnë 671 kuajfuqi.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm