Ndërkohë që Volkswagen muajin e kaluar njoftoi se më 2019 do të ndalojë prodhimin e Beetles së re, e lansuar në shekullin e kaluar, në treg vazhdon të ketë disa nga modelet e saja të para dhe atë me çmime astronomike.
Një nga veturat e tilla që zgjon interesimin e koleksionistëve ka dalë në shitje në internet dhe bëhet fjalë për një ekzemplar të rrallë nga viti 1964, në Portland, Oregon.
{gallery}
Vetura ishte blerë nga Roodey Zvarich para pesë dekadash, por ajo ka vetëm 35 kilometra të kaluara gjatë periudhës 1966-2016 dhe ende mban ngjyrën e parë
Enterieri i veturës është pothuajse në gjendjen kur ka dalë nga fabrike, përfshirë dyert, pasi ajo kryesisht nuk ishte vozitur.
Kur pronari i veturës Roodey Zvarich vdiq më 2014, atë e trashëgoi një i afërm i familjes, i cili tash për shitjen e Beetle 54-vjeçare kërkon hiq më pak se një milion dollarë.