Stokholm, 23 korrik – Prodhuesi suedez i automjeteve, “Volvo”, nën pronësinë e kompanisë kineze “Geely”, njoftoi sot tërheqjen e 507 000 makinave në botë për shkak të një përbërësi defektoz që është gjetur në motorin e disa modeleve, që mund të shkaktojë zjarr.
“Ky defekt prek motorët diezel 2000 litra me katër cilindra të modeleve S60, S80, S90, V40, V60, V70 dhe V90 si dhe ato luksoze model SUV XC60 dhe XC90, të gjitha të prodhuara që prej vitit 2014”, njoftoi zëdhënësi i kompanisë, Stefan Elfstrom, transmeton atsh raportimet.
“Hetimet e zhvilluara nga Volvo kanë treguar se në raste shumë të rralla, një pjesë plastike e motorit mund të shkrijë dhe të deformohet”, tregoi Elfstrom, duke theksuar se në rastin më të keq, është e mundur që të bjerë zjarr në motor.
Sipas prodhuesit suedez, asnjë aksident i lidhur me këtë anomali nuk ka ndodhur deri tani/AFP.
-
Volvo rikthen 2.1 milionë vetura
-
Volvo tërheq 200 mijë vetura dizelë
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
BMW-ja tërheq mbi rreth 200 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në motorit
-
Volvo tërhiqet nga plani për të shitur vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030