Shefat nga Volvo kanë treguar se do të zgjerojnë vargun e modeleve të tyre, me një model të ri V20 i cili rivalizon super mini veturat si Audi A1 e Mini, transmeton koha.net.
Shefi i Volvo-së , Henrik Green ka thënë: Ka shumë interesim për të pasur vetura të madhësisë së vogël, me më shumë komoditet.
“Ka njerëz që dëshirojnë këta vetura të vogla, me shumë teknologji, e nivelin e njëjtë të sigurisë sikurse veturat me madhësi më të madhe dhe materiale të njëjta”, ka shtuar ai.
I pyetur nga autoexpress, nëse Volvo është gati për këtë lloj veturash, Green ai ka thënë se, Volvo ka platformën CMA e cila mund të bëhet më e vogël për t’iu përshtatur një makine të madhësisë së vogël, sikurse Audi A1.
Green nuk ka treguar se kur do të lansoië Volvo një të tillë, por sipas ueb faqes automobilistike autoexpress, Volvo nuk do të lansoj as edhe si koncept para vitit 2020.