Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvo nuk do të marrë pjesë në panairin e Gjenevës

​Prodhuesi suedez Volvo, në pronësi të grupit Geely të Kinës, nuk do të jetë pjesë e panairit të veturave në Gjenevë vitin e ardhshëm.

Volvo gradualisht po e braktis punën në panaire të makinave të mëdha pasi konfirmoi se nuk do të jetë në Zvicër në 2019.

Në vend të kësaj, Volvo do të paraqesë modelet e reja në ngjarjet e veta personale. Kështu kompania do të paraqesë sedanin e ri të brezit S60 në fund të këtij muaji në fabrikën e saj në Charleston të Karolinës së Jugut, transmeton ksp. S60 nuk do të ketë një motor dizel, por do të ketë një motor Drive-E dhe dy agregate hibride me 344 kuaj fuqi dhe 394 kuaj fuqi.

Volvo nisi të “kapërcejë” panairet e veturave në vitin 2014 kur kompania njoftoi se do të ndiqte vetëm ngjarje të mëdha.

Kompania vendosi që një prezantim i përkushtuar i modeleve të reja është një mënyrë më e mirë për t'u lidhur me klientët.

Në anën e medias, zgjedhja e Volvo do të thotë se premierat e tij nuk do të bie në hije nga prodhuesit e tjerë.