Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvo largohet nga Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Veturave

Volvo Cars ka njoftuar se do të largohet nga Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Veturave (ACEA) deri në fund të këtij viti, shkruan Autocar.

Marka, e cila planifikon të jetë tërësisht elektrike nga viti 2030, ka thënë se strategjia e saj e qëndrueshmërisë "nuk është plotësisht në përputhje me pozicionimin dhe mënyrën e funksionimit të ACEA në këtë fazë. Prandaj, ne mendojmë se është më mirë të marrim një drejtim tjetër për momentin".

Njëjtë si kompania suedeze, edhe Stellantis ka bërë të ditur planet për t’u larguar nga ACEA. Volvo dhe Stellantis së bashku përbënin 21.5 për qind të shitjeve në rajon gjatë pesë muajve.

Volvo dhe ACEA patën reagime krejt të ndryshme ndaj përpjekjeve evropiane për t'i dhënë fund shitjes së veturave me motorë SUS ​​deri në vitin 2035.

ACEA ka thënë muajin e kaluar se ishin të shqetësuar që Parlamenti Evropian kishte refuzuar përpjekjet për të rregulluar reduktimin 100% të emetimeve të CO2 në veturat e reja nga viti 2035.

Volvo, si dhe Ford Motor, mbështetën planin e BE-së.

Volvo ka sqaruar se është e hapur për t'iu bashkuar një organizate që unifikon veturat elektrike, duke kërkuar nga prodhuesit e tjerë që të jenë pjesë e grupit përkatës.

Artikuj të ngjashëm