Volkswagen ka shitur modelin e 200 mijtë R, një Golf R te një klient në Britani të Madhe.
Modelin jubilar e bleu Keith Williamson në Peterborough. Blerja e tij nuk ishte e para në kompaninë Volkswagen. Ai tashmë ka një Golf GTI, ndërsa ka edhe një model të parë R, Mk4 Golf R32 të vitit 2002.
Volkswagen R u bë brend në vete më 2011 kur prodhuesi gjerman rithemeloi Volkswagen Individulin.
“Zhvillimi dhe shitja e 200 mijë njësive në 15 vjet pune është arritje e madhe”, ka thënë shefi i Volkswagen Motorsportit, Jost Capito. “Volkswagen R është biznes i vogël që ka rreth 350 punëtor[. Të gjithë në kompani kanë merita për këtë sukses”.