Vetura elektrike ideale për qytet e prodhuesit prestigjioz gjerman, Volkswagen Up!, e cila ka autonominë prej 160 kilometra, është bërë pjesë e policisë së qytetit metropolitan të Italisë, Milanos.
Policia italiane dhe Karabinieri nga viti 2015 kanë porositur 1,800 automjete nga grupi i Volkswagenit, duke filluar nga Volkswagen Passat dhe Crafter, Skoda Octavia dhe Superb, si dhe Seat Leon, transmeton Koha.net.
Deri kohët e fundit, policia italiane ishte e pajisur me automjetet nga prodhuesit si Fiat, Alfa dhe Lancia, por tani për tani automjetet e prodhuesve gjermanë janë duke dominuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Për më tepër, shikoni videon.
Artikuj të ngjashëm