Grupi “Volkswagen” ka vlerësuar në një raport se ai i vetëm është përgjegjës për gati 2% të prodhimit të gazit ndotës CO2 në të gjithë botën, njoftoi një përgjegjës i prodhuesit në një intervistë.
“Ne kemi përllogaritur se cila është pjesa e prodhimeve botërore të gazit CO2 nga ana e kompanisë”, shpjegoi Michael Jost, kryestrategu i “Volkswagen”, për gazetën gjermane “Wirtschaftswoche”, transmeton kp.
“Është gati 1% për veturat dhe 1% për mjetet e tonazhit të rëndë”, tha ai. Për krahasim, me 800 milionë tonë gaz CO2, Gjermania ishte në vitin 2017 në vend të gjashtë, duke përfaqësuar gati 2,2% të prodhimeve botërore të këtij gazi, sipas shifrave të “Global Carbon Project”.
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Volkswageni do t’i shkurtojë 50 mijë vende pune në Gjermani
-
Volkswageni paralajmëron investime 160 miliardë euro
- Gazi si mundësi strategjike apo rrugë e kushtueshme pa dalje?