Kompania gjermane Volkswagen, ka njoftuar të hënën se do të ndalojë zhvillimin e veturave me gaz dhe se do të koncentrohet në motorët elektrikë, njofton Fonet.
Drejtori i Departamentit për Zhvillim në Volkswagen, Frank Welsch, tha se vitin e shkuar janë shitur vetëm 110 mijë vetura me gaz në gjithë botën, që është pak të arsyetohet vazhdimi i investimit.
“Prodhimi i veturave ekzistuese nuk do të ndalet menjëherë, por nuk do të prodhohen modele të reja”, ka thënë Welsch për mediat gjermane.
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
“Volkswagen” thotë se duhet t’i ulë shpenzimet për shkak të rënies së fitimit
-
Volkswagen pritet t’i mbyllë tri fabrika në Gjermani dhe t’i ulë pagat
-
Lajme jo të mira për veturat elektrike në Gjermani