Volkswagen është duke punuar në Golf R e ardhshëm dhe do të krijojë versionin më “ekstrem” të tij të prodhuar ndonjëherë.
Mk8 Golf pritet të dalë në shitje në vitin e ardhshëm, ndërsa është përshkruar nga shefi i VW Group, Herbert Diess si: “makinë e gjithanshme”, transmeton koha.net.
“Marka R do të bëhet ekstreme”, ka thënë shefi i marketingut të VW, Jurgen Stackmann.
Tiparet e sakta të GOLF R të ri ende nuk dihen, por pritet që të ketë më së paku 400 kuaj fuqi.