Volkswagen pret që të bëhet prodhuesi më profitabil i veturave elektrike fal një plani multi-miliardë eurosh për të prodhuar ato në masë, sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Herbert Diess.
VW do të shpenzojë 44 miliardë euro në zhvillim të veturave elektrike, vozitje autonome e shërbime të reja mobile nga 2023-ta, si dhe do të eksplorojë fusha të reja për të bashkëpunuar me prodhuesin amerikan, Ford, transmeton koha.net.
Prodhimi në masë i veturave elektrike do të ndihmojë prodhuesit që të zvogëlojnë koston në të njëjtin nivel siç janë tani veturat me naftë, ka thënë Diess.
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswagen investon dhjetëra miliarda euro në veturat elektrike dhe autonome
-
Volkswageni investon në bateri për të ulur kostot e automjeteve elektrike
-
Prodhuesit me fokus të plotë kah veturat elektrike, 1.2 trilionë dollarë investime deri më 2030
-
Volkswageni pret që deri më 2025 ta kalojë Teslan me shitje të veturave elektrike
-
Volkswageni planifikon prodhimin e 800 mijë veturave elektrike këtë vit