Njësia meksikane e Volkswagen AG do të rifillojë prodhimin e automjetit të saj sportiv Tiguan të hënën në mbrëmje.
Kështu është bërë e ditur në një të deklaratë të kompanisë gjatë ditës së sotme, pas mungesave të gazit që goditën vendet e Meksikës javën e kaluar, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, Audi do të rifillojë nivelet normale të prodhimit në fabrikën e saj në Puebla të hënën, pasi "furnizimi i hidrokarbureve në sektorin industrial ishte i garantuar".