Auto

Volksawageni zbulon paketën e re “Black Style R-Line” për Tiguanin

Volkswagen për blerësit evropianë tani ofron paketën e re për SUV-in kompakt, Tiguan.

Fjala është për paketën “Black Style R-Line”, e cila është në dispozicion vetëm për Tiguanin me pesë ulëse.

Paketa e re, për këtë Tiguan, përfshinë set të ri të rrotave prej 19-inç nga alumini me ngjyrë të zezë dhe disa elemente të tjera po ashtu me ngjyrë të zezë (pasqyrat, kornizat e xhamave, mbajtësit në çati, maska e përparme, etj.), transmeton Koha.net. Po ashtu, në paketë përfshihet edhe xhami i pasmë i errët, mbrojtësit ‘R-Line’, spoiler i pasmë në çati dhe timon prej lëkure.

Image

Çmimi i “Black Style R-Line”, në Gjermani kushton 3,365 euro dhe nëse shtohen edhe 490 euro atëherë në dispozicion do të jenë edhe rrotat prej 20-inç nga alumini.

Gjithashtu, në gamë janë në dispozicion edhe ngjyrat për eksterier: e bardhë ‘Pure’, e zezë ‘Pearl-Effect Deep’, gri metalike ‘Indium’ dhe e bardhë ‘Pearl-Effect Oryx’.