Veturat elektrike janë duke bërë bujë të madhe kohëve të fundit e shumë shpejt pritet të dominojnë të tregjet automobilistike, e sot vetura të tilla më shumë që ka pasur ndonjëherë në shitje në shumë sektorë.
Një tjetër shenjë se teknologjia elektrike EV po përparon. është rritja e synimit të shumë prodhuesve për të thyer rekordin e shpejtësisë, si dhe prodhimi i veturës elektrike më të shpejtë në botë, transmeton koha.net.
Ueb faqja automobilistike autoexpress.co.uk ka zgjedhur 10 veturat elektrike më të shpejta në botë, të cilat i transmeton koha.net.
La Jamais Contente - viti i prodhimit 1899 – shpejtësia maksimale 100 kilometra në orë
Edhe
10 veturat më të shpejta në botë

Tesla Roadster – viti 2018 – shpejtësia maksimale 402 kilometra në orë, nga 0 në 100 për 1.9 sek

Rimac C_Two – viti 2018 – shpejtësia maksimale 315kmh nga 0 në 100 për 1.8 sek

Aston Martin RapidE – viti 2018-19 pritet të dal në shitje – shpejtësia maksimale 250kmh nga 0 në 100 për 3 sek

Nio Ep9 –viti 2018 – shpejtësia maksimale 312kmh, nga 0 në 100kmh për 2.7 sek
Edhe
Dhjetë veturat elektrike më të shpejta

Vanda Dendrobium – viti 2017 – shpejtësia maksimale 321kmh, nga 0 në 100kmh për 2.7 sek

Toroidion 1MW – ende duke u ndërtuar – shpejtësia maksimale nuk është cekur por pritet që nga 0 në 400 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 11 sekonda

Spark-Renault SRT_01E (Formula E) – viti 2017 – shpejtësia maksimale 225kmh, nga 0 në 100 për 3 sek

Genovation GXE – viti 2016 – shpejtësia maksimale 336kmh, nga 0 në 100 për 3 sek
Edhe
Po vjen vetura elektrike më e shpejtë në botë, tejkalon edhe shpejtësinë e Bugatti Veyron

Buckey Bullet 3 – 2004 – shpejtësia maksimale marramendëse prej 547 kilometra në orë, që është më e shpejta e shënuar ndonjëherë me veturë elektrike
