Auto

Veturat e para me telekomandë lëvizin në rrugët evropiane

Kompania softuerike në Gjermani, Vay, është bërë kompania e parë që vendos një automjet në lëvizje pa persona brenda në një nga rrugët evropiane, raportoi të martën “Autoneës”.

Ky moment po cilësohet historik meqë startup-i thotë se po hapet rruga për një shërbim lëvizshmërie të telekomanduar brenda muajve.

Vay po prezanton “teledriving”, i cili përfshin njerëzit që kontrollojnë veturat me telekomandë nga stacionet fizike të drejtimit milje larg, si hap i ndërmjetëm drejt autonomisë së plotë.

Pritjet për një paraqitje të menjëhershme të një numri të madh veturash robotike kanë rënë edhe pasi investitorët kanë thënë se rreth 100 miliardë dollarë do të investohen në teknologji.

“Tani do të punojmë me autoritetet në hapat e ardhshëm për të ofruar këtë shërbim për të huajt”, tha për Bloomberg, drejtori ekzekutiv Thomas von der Ohe, i cili më parë ka punuar në startupin Zoox me vetëdrejtim.

"Pra, ne duhet të flasim për muaj dhe jo për vite”, ka shtuar ai.