Auto

Transporter elektrik i Volkswagenit, i gatshëm për Gjenevë

Foto: Inside EVs

Së bashku me konceptin elektrik Buggy, vizitorët e panairit të veturave që do të mbahet në Gjenevë muajin e ardhshëm do të mund të shohin edhe disa modele tjera elektrike të Volkswagenit.

Njëri nga ta do të jetë edhe modeli ABT Volkswagen e-Transporter, të cilin e ka zhvilluar ABT e-Line GmbH – divizioni për veturat elektrike i kompanisë së njohur ABT Sportline, transmeton Koha.net.

Në ofertë do të jenë në dispozicion dy versione me bateritë me kapacitet prej 37.3 kWh ose 74.6 kWh, si dhe me autonomi prej 209 ose 402 kilometra (80 për qind e kapacitetit me mbushje të shpejtë nga 40 kW mund të mbushet për 49 minuta).

{gallery}

ABT për këtë e-Transporter ka zgjedhur eksterier me ngjyrë të bardhë me disa detaje ngjyrë gri dhe të gjelbër, set të rrotave “ABT Sport GR” prej 20-inç me goma “Continental”, amortizatorët e modifikuar, si dhe paketën për aerodinamikën që përfshinë mbrojtësit e rinj, set pragjesh, etj.

Gjithashtu, ABT Sporstline në Geneva Auto Show do të ekspozojë edhe modelin e-Caddy, i cili është prezantuar vitin e kaluar në panairin e automjeteve komerciale në Hanover, Gjermani.