Toyota SUV do të jetë edhe njëri ndër modelet që nuk mund të prodhohet më në versionin me motor dizel.
Prodhuesi japonez tetorin e kaluar paralajmëroi ndërprerjen e prodhimit të motorëve me dizel për tregun evropian.
Toyota tash pjesërisht përmbush premtimin e vitit të kaluar, duke shuar RAV4 me katër cilindra 2.0 turbo dizel, transmeton KP.
Kjo do të thotë se blerësit potencialë në Evropë nuk mund të porositin RAV4 dizel, por do të mund të blejnë disa nga modelet tjera që kanë mbetur ende pa u shitur. Pas vendimit të ri, Toyota do të ketë në opsion për dizel në Evropë edhe disa modele si Verso, Proace, Hilux dhe Land Cruiser.
Artikuj të ngjashëm
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”