Gjiganti japonez Toyota dhe grupi francez PSA do t’i japin fund prodhimit të përbashkët të veturave të vogla të qytetit deri në vitin 2021.
Që nga viti 2002, dy gjigantët kanë qenë në partneritet për prodhimin e modeleve Aygo, Peugeot 108 dhe Cotroen C1.
Të tre modelet janë aktualisht në gjeneratën e dytë dhe kohët e fundit janë ridizajnuar me zgjidhje teknike dhe teknologjike, kryesisht për shkak të platformës së re WLTP.
E përditshmja franceze “Ehos” raporton se Toyota do të blejë aksionet e PSA-së në një sipërmarrje të përbashkët, e cila përfshin një fabrikë në qytetin çek të Kolin, i cili do të jetë plotësisht në duart e kompanisë japoneze, transmeton ksp.
Toyota dhe PSA nuk do ta përfundojnë plotësisht bashkëpunimin, por së bashku do të prodhojnë automjete të lehta komerciale në Francë dhe Spanjë. PSA do të vazhdojë të prodhojë automjete për Toyota në Francën veriore dhe në Vigo.