Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Top 10 makinat që pritet të “pushtojnë” botën më 2019

Makinat luksoze po kërkohen më shumë se kurrë.

Bentley, Lamborghini dhe Rolls-Royce kanë nisur prodhimin e “perlave” të radhës.

Sipas CNN, këto janë 10 makinat më të bukura luksoze që planifikohet të hynë në treg vitin e ardhshëm, transmeton TCH.

Audi E-tron – Një SUV me motor elektrik, me kamera në vend të pasqyrave dhe. Mund të ecë për 400 kilometra me një karikim. Dorëzoni 74 800 dollarë dhe është e juaja.

Image

Bentley Continental GT Convertible – Për 10 sekonda arrin në 100 km/h, jo keq për një makinë luksoze dhe SUV njëkohësisht. Luksi është në genet e Bentley, po ashtu si edhe fatura e kripur: plot 214 600 dollarë.

Edhe Dalin pamjet e Range Rover 2026 Auto 2 muaj më parë Dalin pamjet e Range Rover 2026
Image

BMW i8 Roadster – E konceptuar që prej vitit 2012, kjo makinë është testuar për herë të parë vetëm në muajin nëntor të këtij viti. E juaja për vetëm 148 500 dollarë.

Image

Ferrari 488 Pista Spider – Arrin 200 km/h për7,6 sekonda.

Image

Jaguar E-Pace – Mes luksozeve është makina më e lirë, vetëm 80 500 dollarë.

Image

Lamborghini Aventador SVJ – Makina mëshpejtë që mund të blini, ju duhen 517 770 dollarë.

Image

McLaren Speedtail – Nga 0 në 300 km/h për vetëm 12,8 sekonda. Kjo i thotë të gjitha. Problemi i vetëm: Janë prodhuar vetëm 106 copë dhe njëra kushton 2,25 milionë dollarë.

Image

Porsche Taycan – Një sallon i vërtetë me katër dyer, me dy motorë elektrikë që garantojnë luks dhe rehati.

Edhe Tetë vetura të lira por që duken të shtrenjta Kuriozitet 11 muaj më parë Tetë vetura të lira por që duken të shtrenjta
Image

Tesla Roadster – Modeli më i mirë që Tesla ka ndërtuar, deri tani. Arrin në 100 km/h në 1,9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale pretendohet të jetë 400 km/h. Shifra të çmendura për një makinë normale, jo më një elektrike. Mund ta blini për 200 000 dollarë.

Image

Aston Martin DBX – Një përpjekje për të hyrë në tregun e SUV-eve me dy motorë, me 8 dhe 12 pistona, që duket se do të ketë sukses

Image