Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq rreth 12 mijë vetura të shitura në SHBA për shkak të gabimeve në softuer

Kompania Tesla do të tërheq afro 12,000 vetura të shitura në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2017, për shkak të një gabimi në softuer që mund të shkaktojë një paralajmërim të rremë përplasjeje ose të aktivizojë papritur sistemin automatik të frenimit emergjent, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së.

Prodhuesi i veturave elektrike njoftoi se tërheqja e 11.704 veturave u referohet modeleve S, X, 3 dhe Y, për shkak të problemeve me softuerin e përditësuar më 23 tetor, i cili tregoi akses të kufizuar gjatë drejtimit plotësisht automatik, përcjell Reuters.

Një ditë pas përditësimit të softuerit, "Tesla" filloi të merrte raporte nga klientët për paralajmërime të rreme për një përplasje dhe aktivizim automatik të frenave për raste emergjence. Për këtë arsye kompania nisi një hetim dhe punën për softuer të ri për të zgjidhur këtë problem. \autoblog