Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq gati gjysmë milioni vetura elektrike për çështje sigurie

Tesla ka nisur tërheqjen e më shumë se 475 mijë nga veturat e saj elektrike Model 3 dhe Model S për të trajtuar problemet me kamerat e pamjes së pasme dhe bagazhin që rrisin rrezikun e përplasjes, ka thënë rregullatori i sigurisë rrugore të SHBA-së.

Rregullatori federal ka diskutuar çështjen e kamerës me Teslan, ndërsa po heton sistemin e asistencës së shoferit dhe disa çështje tjera.

Modelet e tërhequra variojnë nga viti 2014 në 2021, dhe numri i përgjithshëm i automjeteve të tërhequra është pothuajse i barabartë me gjysmë milioni automjete të shitura nga Tesla vitin e kaluar.

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike po tërheq 356.309 automjete Model 3 2017-2020 për të adresuar problemet e kamerave të pamjes së pasme dhe 119.009 automjete Model S për shkak të problemeve të kapakut të përparmë, ka thënë Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Tesla nuk u përgjigj për koment.