Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla përballet me një kontroll të kujdesshëm nga rregullatori gjerman

Tesla

Prodhuesi i automjeteve, Tesla, është duke u përballur me një kontroll të kujdesshëm nga rregullatori gjerman mbi sistemin e avancuar të ndihmës së shoferit Autopilot.

KBA, zyra federale e automjeteve motorike të Gjermanisë, po heton funksionin e automatizuar të ndërrimit të korsisë së Teslës dhe nëse është miratuar për përdorim në Evropë, raportoi gazeta Bild am Sonntag të dielën, duke cituar një zëdhënës të agjencisë, shkruan Automotive.

SHBK është gjithashtu në kontakt me agjencinë e automjeteve të Holandës, e cila është përgjegjëse për miratimin e makinave Tesla në Evropë.

Rritja e kontrollit rregullator po paraqet rrezik për komercializimin e teknologjisë së automjeteve të automatizuara nga Tesla.

Javën e kaluar, Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA-së hapi hetimin e dytë për një defekt të mundshëm të Autopilotit.

Prodhuesi i veturave elektrike ka pasur kritika mbi çështjet, duke përfshirë mënyrën se si i ka quajtur sistemet dhe nëse bën mjaftueshëm për t'u mbrojtur nga pavëmendja dhe keqpërdorimi.

Artikuj të ngjashëm