Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla Model S dështon në testin e frenimit automatik

Frenimi urgjent automatik po bëhet pjesë e sigurisë së automobilave modernë dhe është i obligueshëm si pjesë e sigurisë së veturave.

Menaxhmenti i Luksemburgut për testim dhe standardizim (ILNAS) ka testuar automobilat Tesla Model S dhe Volvo S90 para prezantuesve të mediave.

Por, pavarësisht emrit të teknologjisë së lartë, Model S nuk e kaloi testin, por gjatë shpejtësisë 30 kilometra në orë goditi në pengesë, transmeton ksp.

Nga ana tjetër, S90 arriti me sukses të ndalet me kohë gjatë shpejtësisë 60 kilometra në orë. Përfaqësuesit e Teslas nuk kanë konfirmuar nëse testi është valid dhe i saktë, pasi ILNAS nuk ka ndarë detajet me kompaninë amerikane.

Në testet amerikane për autostradë, Tesla në vitet 2016 dhe 2017 mori vlerësimin “superior”.

Më herët gjatë këtij viti, Tesla Model 3 mori të njëjtin vlerësim nga IIHS.