Ndonëse para një jave njoftoi se nuk mund t’iu rekomandojë blerësve Model 3 për shkak të problemeve me frenim gjatë testeve, Consumer Reports ka ndryshuar vendimin pas përditësimit të fabrikës me të cilin Tesla ka avancuar sistemin e frenimit.
Consumer Reports (CR), i cili për më shumë se tetë dekada teston dhe rekomandon blerjet në tregun amerikan, javën e kaluar dha mendim negativ për automobilin e ri të lirë të kompanisë Tesla.
Organizata përmendi probleme serioze që janë hasur te Modeli 3 dhe njëra prej tyre ishte ai me frenimin gjatë shpejtësisë prej 96 km/h.
CR konfirmoi se Model 3 i nevojiten 46,3 metra që të ndalet në tërësi përgjatë kësaj shpejtësie, që sipas tyre është rezultat tepër i keq.
Drejtori i kompanisë Tesla Elon Musk premtoi zgjidhjen e problemit duke thënë se në përgatitje është përditësimi i softuerit dhe se në këtë kompani “nuk do të jenë të kënaqur derisa Model 3 nuk tregon rezultate më të mira në testin e frenimit në krahasim me veturat tjera moderne”.
Pas konfirmimit për avancimi të frenimit, CR ndryshoi vlerësimin negativ paraprak dhe njoftoi se Model 3 tash mund të marrë rekomandimin e tyre zyrtar.
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Teknologjia e Teslas përballet me pengesa në Evropë, Suedia ngre shqetësime për sigurinë rrugore
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Mbetet në fuqi vendimi prej 243 milionë dollarësh kundër Teslas për aksidentin fatal me Autopilot