Tesla ka marrë vendim që t’i tërheq mbi 40 mijë vetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një problemi. Siç raportoi BBC-ja të martën, shefi i Teslas, Elon Musk, tha se sistemi i asistencës së drejtimit të veturës mund të ketë probleme në rrugë me gropa apo në "rrugë të vështira".
Kompania njoftoi se ka lëshuar një përditësim për ta rikalibruar sistemin drejtues, ndërsa nuk u bë e ditur nëse dikush ka pësuar nga ky problem.
Deri më tani janë ngritur mbi 314 alarme për automjetet amerikane që mund ta kenë problemin e drejtimit. Tesla tha se 97 për qind e veturave që u tërhoqën, tashmë e kanë instaluar përditësimin e sistemit.
Kjo nuk është hera e parë kur Tesla merr urdhër të tërhiqen veturat nga përdorimi. Në shtator i kishte tërhequr mbi 1 milion vetura elektrike, pasi siç thuhet, dritaret mund të mbylleshin shpejt dhe t’i lëndonin klientët.
-
Tesla tërheq mbi 2 milionë vetura në SHBA
-
Tesla tërheq afro 1.1 milion automjete për shkak të problemeve me dritaret
-
Tesla tërheq veturat sepse nuk po ndalojnë para shenjave të stop-it
-
Deklaratat e Muskut tërbojnë Evropën, shitjet e Teslas katastrofë
-
Tesla tërheq mbi 1.8 milionë automjete nga tregu në SHBA