Kompania e njohur amerikane, Tesla, njofton se ka larguar nga seria modelet e saj standarde Model X dhe Model S, si dhe se ka ndryshuar çmimet e tyre.
Për të lehtësuar ofertat, prodhuesi amerikan i veturave elektrike ka kufizuar versionet e modelit sportiv Model X dhe Sedanit Model S, shkruan Reuters, transmeton Koha.net. Po ashtu, ka ndryshuar edhe çmimet e tyre.
Ndërprerja e këtyre modeleve, megjithatë, nënkupton rritjen e çmimit fillestar në 84.990 dollarë për Model X dhe 79.990 për Model S, duke përjashtuar nxitjen potenciale të blerjes.
Gjithashtu, Tesla ka zbritur çmimin fillestar të Model 3 në 38.990 dollarë.
“Për të bërë më të thjeshtë blerjen e automjeteve tona, jemi duke standardizuar serinë tonë globale të veturave dhe riorganizuar paketat e ofruara për Model S, Model X dhe Model 3”, ka thënë Tesla në një deklaratë. “Po ashtu, ne jemi duke ndryshuar edhe çmimet në mënyrë që të vazhdojmë të përmirësojmë përballueshmërinë për konsumatorët tonë”.
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Mbetet në fuqi vendimi prej 243 milionë dollarësh kundër Teslas për aksidentin fatal me Autopilot
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
BMW-ja tërheq rreth 37 mijë modele X3