Fabrika e katërt e Teslas dhe e para në Evropë u hap ditën e sotme nga shefi i kompanisë Elon Musk, raportoi Reuters.
Objektivi u arrit dy vjet e gjysmë më vonë pasi Tesla kishte planifikuar të ndërtojë një fabrikë e cila do të ishte pak kilometra larg kryeqytetit gjerman Berlin.
Fabrika është quajtur Giga Berlin-Brandenburg. Si pjesë e ceremonisë së hapjes, Tesla dërgoi te konsumatorët 30 veturat e para Model Y. Këto modele ishin konfigurime përformance me një distancë prej 514 kilometra dhe çmimi prej 64 mijë euro.
Tesla mori aprovimin për të filluar prodhimin në fabrikë në fillim të muajit. Çdo vit kjo fabrikë do të prodhojë 500 mijë vetura.
Kompania kishte planifikuar që të fillonte prodhimin në këtë fabrikë në verën e vitit 2021, por kombini i pandemisë dhe shqetësimet mjedisore shtynë hapjen.
Në gjysmën e parë të 2022-s, Tesla shpreson të prodhojë 30 mijë vetura.
-
Tesla do ta prodhojë veturën 25 mijë euroshe në fabrikën gjermane
-
Tesla shpreson të ndërtojë deri në 10.000 vetura në javë në fabrikën e Berlinit
-
Hapja e fabrikës së Teslas në Gjermani do të nxisë konkurrencën
-
Tesla do të ndërtojë fabrikë në Rusi
-
Tesla shtyn deri në vitin 2022 hapjen e fabrikës së re evropiane