Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

“Tesla” ëndërron për sinjalizues automatikë

Gjiganti i automobilave me rrymë, “Tesla” mendon se shoferët kanë gjëra më të mira për të bërë sesa sinjalet për kthime anash. Një aplikim për patentë i kompanisë ka treguar detajet e planeve të gjigantit për “aktivizimin automatik të sinjaleve në automobila”.

Kjo patentë ka treguar në detaje se si një automobil mund të sinjalizojë vetë kur do të ndërrojë shiritin rrugor dhe automatikisht do të ndezë dritat anësore për të ndihmuar shoferët, shkruan Koha Ditore.

Në aplikimin për patentë, “Tesla” përdor disa burime të të dhënave për ngasje autonome të automobilave – sensorët për kthesa gjatë ngasjeve, kamerat dhe sensorët ultrasonikë.

Këto të dhëna i përdor për të përcaktuar nëse shoferi do të ndërrojë shirit rrugor apo do të bëjë kthesë apo nëse ka një automobil tjetër në atë hapësirë për të aktivizuar sinjalin e kthesës....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)