Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla do të ndërtojë fabrikë të re baterish në Shangai

Kompania e automjeteve elektrike Tesla, ka njoftuar se do të zgjerohet në Kinë, duke ndërtuar një fabrikë të re për të prodhuar bateritë e saj në shkallë të gjerë, raportoi të hënën BBC-ja.

Fabrika në Shangai do të jetë në gjendje të prodhojë 10 mijë nga njësitë e saj të ruajtjes së energjisë “Mëgapack” në vit.

“Megapack” është një bateri shumë e madhe që mund të përdoret për të ndihmuar në stabilizimin e rrjeteve të energjisë dhe për të parandaluar ndërprerjet e energjisë.

Tesla tashmë ka fabrikën e “Megapack” në Kaliforni, e cila gjithashtu prodhon 10,000 njësi çdo vit.

Musk tha në Twitter se fabrika e re kineze do të jetë përveç fabrikës së Teslas në Shtetet e Bashkuara.

Puna e ndërtimit në fabrikën e re Megapack në Kinë pritet të fillojë gjatë këtij viti, me prodhimin e baterive që do të fillojë deri në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm