Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tërhiqen nga tregu 73,000 vetura elektrike, Chevrolet Bolt

General Motors ka bërë të ditur të premten se është duke larguar nga tregu të gjitha veturat e elektrike Chevrolet Bolt, të shitura në mbarë botën, për shkak të një problemi me bateri, që mund të shkaktojë zjarre.

Tërheqja e tillë dhe të tjerat kanë ngritur shqetësime lidhur me bateritë me litium dhe jon, të cilat tashmë po përdorën në të gjitha veturat elektrike. Fordi, BMW-ja dhe Hyundai, të gjitha i kanë tërhequr veturat e tyre me këto bateri, tashmë.

njoftimit të GM-së, bëhet fjalë për tërheqjen e rreth 73,000 veturave Bolt, modele të viteve nga 2019-2022, ndërkohë që më parë kishte tërhequr edhe 69,000 sosh.

GM-ja ka bërë të ditur se në raste të rralla, bateritë kanë dy defekte në prodhim, të cilat mund të shkaktojnë zjarre.

Prodhuesi i veturave me seli në Detroit, ka thënë se do të zëvendësojë modulet e baterive në të gjitha veturat.

Edhe Mbi 50,000 vetura Chevrolet tërhiqen nga tregu për shkak të problemeve me baterinë Auto Mbi 50,000 vetura Chevrolet tërhiqen nga tregu për shkak të problemeve me baterinë

Kjo tërheqje parashihet t’i kushtojë kompanisë rreth 1 miliard dollarë, duke e çuar në total në 1,8 miliardë dollarë tërheqjen e të gjitha veturave si pasojë e defekteve me bateritë deri më tani.

GM-ja kishte bërë tërheqjen e parë të veturave të këtij lloji në nëntor të vitit të kaluar, pasi ishte raportuar se pesë prej tyre ishin kapluar nga zjarri. Si pasojë e kësaj, dy persona kishin pësuar nga tymi ndërkohë që një shtëpi ishte kapluar nga flakët.