Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Teknologjia që ruan shoferët e rinj

“SEAT” ka prezantuar teknologjinë e re të sigurisë që mund të paraqitet te të gjitha modelet e grupit “Volkswagen”, përmes një koncepti të quajtur “Leon Cristobal”, që debutoi në një kongres për “Qytete të Mençura” në Barcelonë.

Krijimi i prodhuesit spanjoll përdor një model “Leon” dhe ka prezantuar rreth 20 veçori të reja të dizajnuara me qëllim që të ndihmojnë reduktimin e numrit të aksidenteve në trafik, shkruan sot “Koha Ditore”. Sistemet janë të bazuara në softuerë dhe jo harduerë, potencialisht duke i bërë ato më të përshtatshme për tregun e plotë të automobilave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Inxhinierët e “SEAT-it” u inspiruan nga të dhënat e Bashkimit Evropian që thonë se 30 për qind e aksidenteve nëpër rrugë përfshijnë tejkalimin e limitit të shpejtësisë, 36 për qind përfshijnë shpërqendrimin gjatë vozitjes (si përdorimi i telefonave) dhe 25 për qind i atribuohen konsumimit të alkoolit dhe drogës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.