“Ford Motor” dhe “Volkswageni” janë bashkuar në zhvillimin e automobilave autonomë dhe në ndarjen e përbërësve për automobilat elektrikë. Lëvizja është zgjerim i aleancës ekzistuese dhe tregon se si autoprodhuesit po eliminojnë rivalitetet për të menaxhuar shpenzimet për teknologjitë e reja.
Marrëveshja bën që “Volkswageni” të blejë aksione në kompaninë e re të “Fordit” që po zhvillon teknologjitë autonome dhe “Fordi” të përdorë përbërësit për automobila elektrikë, që janë prodhuar nga “Volkswageni”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa shitjet e automobilave po bien vazhdimisht në botë, prodhuesit e automobilave po kanë pak zgjedhje, pos që t’i bashkojnë forcat për të mposhtur sfiduesit e rinj e për të shmangur “daljen nga përdorimi”.
“Do të ketë vetëm fitues që krijojnë platformat për të ardhmen”, ka thënë shefi ekzekutiv i “Fordit”, Jim Hackett, në një konferencë për media. “Nuk mund të vonohemi”.
Duke theksuar sfidat financiare me të cilat po përballet industria, “Daimler”, prodhuesi i automobilave “Mercedes-Benz”, ka paralajmëruar se do të raportojë humbje financiare në tremujorin e dytë të vitit 2019.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)