Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prodhuesit e automjeteve elektrike në humbje si pasojë e kostove të larta

Kompanitë të cilat prodhojnë automjete elektrike po humbasin qindra mijëra dollarë për çdo shitje të veturave për shkak të kostove marramendëse të lëndës së parë dhe prodhimit, shkroi të hënën Reuters.

Raportet tremujore nga prodhuesit e automjeteve elektrike nga dy javët e fundit tregojnë se ata po luftojnë “djegien” e parave të gatshme.

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Lucid, ka shënuar rritje të kostos së të ardhurave në 492.5 milionë dollarë në tremujorin korrik-shtator nga 3.3 milionë dollarë në vit më parë, ndërsa humbjet e tij u shtuar pasi klientët anuluan porositë nga frika e pritjeve të gjata.

Kompania tha se kishte para të mjaftueshme për të mbajtur veten të paktën në tremujorin e katërt të vitit të ardhshëm dhe po kërkon të mbledhë rreth 1.5 miliardë dollarë nëpërmjet shitjes së aksioneve.

Prodhuesi britanik “Arrival SA”, paralajmëroi javën e kaluar se mund të mos ketë para të mjaftueshme për të mbajtur biznesin stabil drejt fundit të vitit të ardhshëm dhe do të duhet të shkurtojë vendet e punës. Kjo kompani ende nuk ka filluar prodhimin masiv.

Edhe Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike Auto Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike

Shumë kompani fillestare të automjeteve regjistruan humbje të mëdha në tremujorin e shtatorit dhe paralajmëruan se kostot e larta do të vazhdojnë për shkak të inflacionit në rritje dhe një krize globale të zinxhirit të furnizimit.

Analistët kanë thënë se këto kompani duhet të gjejnë mënyra për të kursyer para nëse duan t'i rezistojnë një ekonomie të keqe.