Kompania japoneze që merret me modifikimin e veturave, Kuhl Racing, ofertën e saj së shpejti do ta pasurojë me paketën e re për modelin e famshëm të Suzukit, Swift Sport.
Kuhl Racing këtë paralajmërim e bëri duke publikuar disa fotografi përmes të cilave tregon se si do të duket Swift Sport me paketën e re, transmeton Koha.net.
Përveç pragjeve të theksuara, në paketën e re për Suzuki Swift Sport do të përfshihet edhe mbrojtësi i përparmë me spoiler, difuzer i pasmë, dritat LED, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët me ajër dhe set të ri të rrotave, por mbetet të shihet nëse motori 1.4-litër Turbo do të përforcohet.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm