Në mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë, BMW ka konfirmuar se do të vë në prodhim konceptin Vision Dynamic.
Në parim, ky model do të bëhet vëllai elektrik i Serisë 4 Gran Coupe e që do të ndërtohet në fabrikën e BMW në Munih të Gjermanisë, transmeton koha.net.
Sipas AutoExpress, versioni prodhues do të quhet i4 elektrik në 2021-ën, ndërsa do të mbush hapësirën në mes të i3 dhe i8-shit.
“Ne tashmë kemi mbi 300 mijë vetura elektrike e plug-in hibride në rrugë e shumë të tjerë janë duke u prodhuar” ka thënë shefi i BMW-së, Harald Kruger.
“Në 2019-ën do të lansojë Mini elektrik, në 2020-ën BMW iX3 e pastaj në 2021-ën do të lansohet BMW iNEXT e ai i4, kështu, që nga ai vit ne do të kemi pesë vetura elektrike”.
Edhe
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
BMW i4 do të rivalizoj direkt Tesla Model 3 e Model S sedan. BMW ka parashikuar se kjo veturë me katër dyer do të mund të përshkoj mbi 600 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.
{gallery}