Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Standard Superior i 1933-ës, paraardhësi i VW Beetle i dizajnuar nga një hebre

“Vetura e popullit” e famshme gjermane, e cila është shfaqur gjatë nazizmit, ka kaluar nëpër disa prototipa duke përfshirë edhe një model të dizajnuar nga një hebre.

Volkswageni së fundmi ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin e modelit legjendar “Beetle” nga korriku i vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. E vërteta është se Beetle modern që po ndalohet së prodhuari nuk ka fare lidhje me modelin e viteve 30-ta, i cili është prodhuar deri në vitin 2000, por Volkswageni ka insistuar në vazhdimin e këtij emri dhe dizajni të veçantë që ka.

Lexoni edhe: 

Fundi i një ikone

Nëse kthehemi disa vite para lindjes së Beetlet, do të shohim se edhe modeli origjinal ka pasur disa paraardhës. Njëri nga ta është Standard Superior, i cili është prodhuar gjatë viteve 1933-35. Ky model i vogël është vepër e Josef Ganzit, hebreu i lindur në Budapest dhe njëri nga inxhinierët kryesorë të industrisë gjermane të automobilave në vitet e 30-ta.

{gallery}

Modeli i Ganzit konsiderohet si një nga pararendësit e “veturës së popullit” (Volkswagen), më vonë e quajtur Beetle (ndër pasardhësit janë prototipet si Porsche Typ 12 dhe Tatra V570).

Edhe “Breshkës” së Hitlerit i vjen fundi, Volkswagen nuk do ta prodhojë më Auto “Breshkës” së Hitlerit i vjen fundi, Volkswagen nuk do ta prodhojë më

Standard Superior kishte një motor dy-taktesh i cili ka qenë i vendosur në pjesën e pasme të veturës.

Për shkak të rrethanave historike të njohura, kreacioni i Josef Ganzës nuk përjetoi prodhimin masiv, përcjell Koha.net. Në vitin 1933, nazistët e kanë arrestuar Ganzën – sikurse plotë hebrenj të tjerë – dhe pas një viti qëndrimi në burg ai është liruar dhe ka ikur nga Gjermania.

Në ndërkohë, kompania Standard Fahrzeugfabrik filloi të prodhojë modelin Superior në muajin shkurt të vitit 1933 por vetëm janë prodhuar vetëm 400 kopje të këtij modeli, i cili sot paraqet një gjë të rrallë të vërtetë.