Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Spiunohet për herë të parë Porsche 911 i ri kabriolet

Porsche 911 kabriolet i ri është fotografuar për herë të parë gjatë testimit para zbulimit të tij zyrtar, që pritet të ndodh në 2019-ën.

Dizajni klasik i 911, siç janë dritat e gjerësia mbi rrota prapë mund të vërehen, e që duket se shumë ka pësuar ndryshime, transmeton koha.net.

Porsche 911 kabriolet, ka tavanin nga pëlhura i cili hapet e mbyllet në mënyrë elektrike në më pak se 20 sekonda.

Ky Porsche 911 është fotografuar gjatë testimit, e për këtë nuk ka shumë informacione rreth interierit të tij.

Pritet që Porsche të ofroje një varg të motorëve turbocharged me 911 kabriolet, ndërsa pritet që 911 i ri të zbulohet në fillim të vitit 2019.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm