Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche 911 hibrid i ri 2019 spiunohet gjatë testimit

Porsche 911 i ri 2019 është spiunuar gjatë testimit tërësisht i pa kamufluar.

Fotografitë e reja zbulojnë 992 të gjeneratës 911 me pamjen ikonike të veturës sportive të Porsche para se vetura të zbulohet zyrtarisht më vonë gjatë këtij viti, me shumë gjasë në Panairin e veturave në Los Angeles 2018.

Në foto shihet mbrojtësi i ri nga para e pas si dhe duket se është më i gjerë se sa versioni i tanishëm, transmeton koha.net.

Në mënyrë të qartë duket se është i inspiruar në Cayenne e ri, transmeton koha.net.

Porsche 911 i ri hibrid pritet të ketë motorin 3.0 litërsh turbo V6 si dhe një sistem elektrik 100kW, i cili prodhon 455 kuaj fuqi.

Statistika zyrtare ende nuk janë zbuluar, por pritet që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/h ta arrijë për më pak se 4 sekonda e atë maksimale mbi 290 kilometra në orë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm