Është miratuar dje vendimi i qeverisë së Shqipërisë për ndalimin e importit të automjeteve mbi 10 vjet nga viti i prodhimit.
Sipas vendimit të marrë sot, në kuadër të ruajtjes së cilësisë së ajrit, lejohen të regjistrohen për qarkullim në Shqipëri, mjetet motorike dhe automjetet si më poshtë:
–Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;
-Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;
-Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
-
Hyn në fuqi vendimi, ndalohet importi i automjeteve me mbi 10 vjet përdorim në Shqipëri
-
Edhe Shqipëria paralajmëron ndalimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Në Shqipëri s’ka më import veturash “euro3”
-
Shqipëria nga 1 janari ndalon importin e automjeteve që nuk përmbushin standardin ‘Euro 4’
-
Rikthehen makinat më të vjetra se 10 vjet në Shqipëri