Politika thonë se krijon romanca të çuditshme. Ashtu po ndodh edhe në autoindustri kohëve të fundit. “Ford” njoftoi së fundmi për planet se dëshiron të shtojë veprimet me “Grupin Mahindra”, një nga kompanitë më të mëdha indiane të automobilave, për të gjetur mënyra për të bashkëpunuar për motorë, teknologjitë e automobilave të lidhur e madje edhe për prodhim të automobilave.
Marrëveshja e re vjen si shtesë e spekulimeve të shumta dhe raportimeve se një marrëveshje e re partneriteti po shqyrtohet mes “Fordit” dhe “Volkswagenit”.
Ndërkohë “General Motors”, rivali kryesor amerikan i “Fordit”, muajin e shkuar njoftoi për një marrëveshje me rivalin e mëhershëm, “Honda”, me të cilin planifikon të investojë 2.75 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme në zhvillimin e automobilave autonomë të përbashkët.
Kostoja e lartë dhe barrierat teknologjike për zhvillimin e automobilave autonomë, automobilave elektrikë dhe avancimeve të tjera kanë shtyrë kompanitë që historikisht kanë qenë në “luftë”, të harrojnë të kaluarën për t’u bërë “miq”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)