Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shpaloset zyrtarisht Peugeot 508 i ri në version karavan

Kompania e njohur franceze, Peugeot, ka shpalosur zyrtarisht versionin karavan të gjeneratës së re të modelit 508.

Jo shumë kohë pas prezantimit të gjeneratës së re të modelit 508, i cili është shumë më tërheqës sesa paraardhësi i tij, kompania ka shpalosur edhe versionin elegant karavan të tij me të cilin “luani” më i madh tani ka versionin e vet më praktik dhe gjithëpërfshirës.

Peugeot 508 SW (Station Wagon) për publikun e gjerë do të prezantohet në vjeshtë në panairin e veturave në Paris, transmeton Koha.net. Ky model karakterizohet me sistemin e sigurisë, ndihmës së shoferit dhe me pamjen karakteristike të interierit (i-Cockpit).

Gjithashtu, 508 SW vjen me motor benzinë 1.6-litër Turbo (PureTech) me gjashtë cilindra me kapacitet prej 180 dhe 225 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Ndërkaq, marshi manual me 6 shpejtësi do të ofrohet vetëm në kombinim me motorin dizel 1.5-litër Turbo me 130 kuajfuqi. Ky motor, po ashtu, do të ofrohet edhe me marshin automatik me 8 shpejtësi. Po ashtu, në dispozicion do të jetë edhe motori tjetër dizel 2.0-litër me 160 dhe 180 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Versioni plug-in hibrid i këtij modeli, pritet të arrijë në gjysmën e dytë të këtij viti.

Edhe Peugeot 508 i ri në gjashtë opsione për tu zgjedhur Auto Peugeot 508 i ri në gjashtë opsione për tu zgjedhur

Peugeot 508 SW i ri në tregun evropian pritet të dalë për shitje në janar të vitit të ardhshëm.

{gallery}