Prodhuesi çek do t’i ofrojë blerësve versionin sportiv të modelit të tij të ri SUV, ka bërë të ditur njeriu i parë i Shkodës, Bernhard Maier.
Pas promovimit të modelit Karoq, Maier tha për Autocar se ka interesim për modelin sportiv me shenjën vRS, por ende nuk është dhënë “drita jeshile” për prodhimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkoda Karoq në fillim do të prodhohet në pesë versione, dy me benzinë dhe tre me motor dizel. Aktualisht modeli më i fuqishëm është 2.0 TDI me 190 kuaj fuqi. Ky version është i pajisur me ndërruesin automatik të shpejtësive DSG. Automobili prej 0 deri 100 km/h arrin për 7,8 sekonda, derisa shpejtësia e tij maksimale është 211 km në orë.
Nëse vjen deri te realizimi i tij, Karoq vRS mund të ketë motor 2.0 litra TSFI benzinë, për të cilin besohet se do të prodhojë 300 kuaj fuqi. Karoq vRS nga 0 deri 100 km në orë mund t’i arrijë për 6 sekonda, transmeton kp.
Përveç versionit vRS, Maier ka paralajmëruar se Shkoda në të ardhmen planifikon edhe modelin Karoq “plug-in” hibrid.