Historia e Shkodës për prodhimin e versioneve sportive të modeleve kryesore në të ardhmen do të shtrihet edhe në modelet elektrike.
Vetura e parë elektrike e Shkodës, Vision E u prezantua në panairin e veturave të mbajtur në Frankfurt në vitin 2017. Kjo veturë pritet të dalë në shitje në fund të vitit 2020. Do të jetë e bazuar në platformën elektrike të Volkswagen MEB.
Drejtuesit e Shkodës kanë konfirmuar se do të ketë versione të vRS dhe eRS.
“Logjika mbetet e njëjta – nuk ka të bëj shumë me performancën. Motori jonë më i fuqishëm është me 245 kuajfuqi dhe nuk po mendojmë ta sfidojmë Ferrarin”, thotë Shkoda që konfirmon se do të ofrojë EV-in me vetëm një bateri, derisa versioni eRS më shumë do të ketë përforcime kozmetike sesa të performancave.
{gallery}