Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shkoda e parë SUV elektrike arrin më 2020

Prodhuesi çek njoftoi lansimin e makinës së parë të tij plotësisht elektrike në dy modele të ndryshme në vitin 2020.

Vetura e parë elektrike e Shkodës bazohet në konceptin Vision E dhe platformën e re MEB të Volkswagen, transmeton KP.

Shkoda planifikon të ofrojë dy variante - praktike dhe të orientuara në stil, dhe e para që do të mbërrijë do të jetë me madhësi të mesme si Kodiaq, me të gjitha avantazhet e makinës elektrike.

Prodhuesi çek mund të prezantojë dy koncepte të ndryshme vitin e ardhshëm si një hyrje në një model prodhimi që do të zbulohet në gjysmën e parë të 2020. Kjo është një strategji që VW përdor me I.D elektrike të saj.

Gjithashtu, Shkoda ka konfirmuar se modeli i saj i parë i bazuar në platformën MEB do të jetë më i madh se makinat e njoftuara nga VW dhe SEAT, të cilat pritet të jenë një hatchback me pesë dyer.