Në shtëpinë e ankandit RM Sotheby’s në Monterey, Kaliforni, është shitur vetura më e rëndësishme e Aston Martinit e vitit 1956, DBR1, për 22.6 milionë dollarë. Kjo veturë ishte e para nga pesë të tilla të ndërtuara për të fituar garën Le Mans.
Aston Martin me DBR1 konkurronte kundër Ferrari 250 GTO e Mercedes Benz 300 SLR, dhe ishte ëndrra e David Brown për të fituar Le Mans, transmeton Koha.net.
Ky sukses erdhi në fitin 1959 me DBR1, por jo me atë që do të dalë në ankand.
Kjo shasi me numrin 1 është konstruktuar nga dizajneri i veturave për gara, Ted Cutting, dhe ka bërë debutimin e parë të tij në vitin 1956, por pas 22 orëve është pensionuar për shkak të një problemi me motor.
Shitja e Aston Martin DBR1 ka thyer rekordin prej 21.8 milionë dollarë të veturës jaguar D-Type XKD 501, e cila është shitur në të njëjtin ankand gjatë vitit të kaluar.
Përveç DBR1, RM Sotheby’s ka shitur edhe disa modele tjera të Aston Martinit, duke përfshirë Aston Martin DB4GT e vitit 1959 me çmim prej 6.76 milionë dollarë si dhe Aston Martin DBR9 me çmim prej 616.000 dollarë.
