Auto

Shfaqen fotografitë e reja të Caddyt tërësisht të ri të Volkswagenit

Në internet kanë rrjedhur fotografitë e reja të Caddy tërësisht të ri i Volkswagenit për vitin 2021, i cili pritet të debutojë zyrtarisht në fund të këtij muaji. Ky model komercial i këtij prodhuesi prestigjioz gjerman të automjeteve, vjen me platformën MQB.

Siç mund të shohim nga fotografitë të postuara nga “Auto Motor und Sport”, gjenerata e re vjen me një dizajn tërheqës për dallim nga ajo aktuale, transmeton Koha.net. Caddy i ri për vitin 2021, po ashtu, karakterizohet me dritat LED, çatinë panoramike (te versioni për udhëtarë), si dhe ulëset e pasme më të mëdha.

Pavarësisht dizajnit atraktiv, ky model i ri veçohet përsëri për hapësirën e madhe të bagazhit. Po ashtu, vjen edhe me instrument-tabelën digjitale dhe një ekran të vendosur në mes.

{gallery}

Gjithashtu, Volkswageni thotë se Caddy i ri ka një numër të sistemeve për siguri dhe asistim ndaj shoferit.

Volkswagen Caddy i ri, po ashtu, do të jetë në dispozicion në dy versione: Caddy Cargo dhe Caddy Life (versioni për pasagjerë).

Sa i përket gamës së motorëve, Caddy i ri do të ketë motorë benzinë dhe dizelë, me kapacitet prej 75 deri 150 kuajfuqi, si dhe versionin me gaz natyror.

Për fund, mbetet të shihet nëse Volkswageni do ta ofrojë më vonë edhe versionin tërësisht elektrik të Caddyt të ri.